Stresi, fitues i “Big Brother Vip Kosova” , që kur nisi eksperiencën e tij në këtë “reality show”, u shpreh se ka hyrë me qëllimin për t’u rikthyer me ish-partneren Keisin.
Në intervistën e tij të fundit pas daljes nga shtëpia, ai ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka tani me ish-partneren e tij Keisin, e cila i dha një mesazh publik mbështetës pas fitores.
Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por pa dhënë shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si diçka private e që preferon ta mbajë të tillë.
“Folëm kur dola, janë gjëra private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë me shëndet, nuk kam çfarë flas…”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se ndoshta drita jeshilr është ndezur.








