Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

A do të ketë tërmete të tjera në Shqipëri? Flet sizmiologu

28/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
A do të ketë tërmete të tjera në Shqipëri? Flet sizmiologu

Lëkundjet  e fundit sizmike që prekën vendin tonë,  kanë ngjallur panik tek shumë qytetarë.





Përgjegjësi i departamentit të sizmiologjisë në Institutin e gjeoshkencave Prof. Asoc. Rexhep Koçi, sqaron për gazetën “TemA” situatën e tërmeteve në Shqipëri.

Koçi thotë se vendi ynë ka reliev të ngjashëm me atë të Italisë dhe në njëfarë mënyre është i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.


Më tej ai rendit edhe zonat e rrezikuara në vend ku propabiliteti që të ketë lëkundje të mëdha sizmike është më i madh.

“Referuar statistikave mbi aktivitetin sizmik janë përcaktuar disa zona si ajo perëndimore Joniko-Adriatik, zona lindore Peshkopi-Pogradec-Korçë dhe ajo tërthore Vlore-Elbasan-Dibër. Kjo nuk do të thotë se në zona të tjera mungon aktiviteti sizmik, por këto të përmendura më sipër janë më aktive dhe shquhen për një numër më të madh ngjarjesh sizmike në raport me të tjerat”, është shprehur Koçi.

Po ashtu Koçi adreson edhe disa këshilla konkrete për të gjithë qytetarët në rast se do të gjenden në situata të vështira për shkak të tërmeteve. “Të mos shpërqendrohen, të mos humbin qetësinë. Të pozicionohen poshtë trarëve antisizmik, tavolinave të forta dhe objekte të tjera që mund të shërbejnë si mburojë e përkohshme nga rënia e objekteve, suvasë, tullave, etj. Te qëndrojnë larg objekteve të varura apo atyre që mund të shkëputen lehtësisht si rezultat i lëkundjeve të forta. Të mbyllin gazin apo energjinë, nëse është e mundur. Për godinat e larta të evitohet ashensori, pasi ai mund të bllokohet nga lëkundjet.

Të largohen sa më tepër nga ndërtesat dhe te qëndrojnë në fushë të hapur. Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ata në nevojë, pasi janë vetë banoret të parët në vend-ngjarje, përpara se sa forcat shpëtuese të mbërrijnë për t’ju ardhur në ndihmë”, ka deklaruar Koçi.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Next Post
SHERR PREZANTUESESH/ Të njëjtat flokët e të njëjtën karrierë, Alessia Marcuzzi: Kemi stil ndryshe! Nevrikoset Ilary Blasi…

SHERR PREZANTUESESH/ Të njëjtat flokët e të njëjtën karrierë, Alessia Marcuzzi: Kemi stil ndryshe! Nevrikoset Ilary Blasi...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera