Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

A do te lejohet seksi për futbollistët e Kombëtares gjatë Europianit?!

12/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Kombëtarja do të nisë më 22 maj grumbullimin në Austri, në prag të përfaqësimit historik në Europianin e Francës. Për ta bërë sa më shumë relaksuese periudhën e pragndeshjeve, stafi i Kombëtares ka menduar që në hotelin ku do të grumbullohet skuadra të vijnë edhe familjarët e lojtarëve. Kësisoj, futbollistëve do t’u lejohet që të flenë me bashkëshortet. Në fakt, kjo çështje ka hapur debate të mëdha në disa prej Kombëtareve europiane. Ka trajnerë që mendojnë se lojtarët mund të jenë më mirë psikologjikisht nëse kanë pranë partneret e tyre. Më së shumti kryerja e marrëdhënieve seksuale në ditët para ndeshjeve është bërë një çështje e diskutuar edhe në Kombëtaret më të mëdha europiane. Tashmë, nuk dihet nëse De Biazi do ta lejojë një gjë të tillë te kuqezinjtë, duke u krijuar këtyre të fundit luksin për të pasur partneret gjatë grumbullimit në Austri. Ndërkohë, dy ditë më parë, në një bisedë për “Top Channel”, menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi, zbardhi axhendën kuqezi. “Në hotel nuk do të qëndrojë askush tjetër, për aq ditë sa aty do të qëndrojë ekipi ynë kombëtar. Është një vend i qetë, hoteli është afër me bregdetin. Fushën e stërvitjes e kemi shumë afër hotelit, pothuajse 2 minuta në këmbë. Përveç pjesës teknike, një tjetër gjë që ndikon direkt në performancën e futbollistëve në një aktivitet të tillë është edhe ana psikologjike e tyre. Ky detaj, i vogël në dukje, nuk është lënë pas dore as nga stafi teknik i Kombëtares tonë. Ne do t’ua bëjmë shumë relaksues futbollistëve grumbullimin. Herë pas here familjarët do të marrin pjesë, të cilët do të mund t’i relaksojnë për ndeshjet në vazhdim. Po mendojmë që të marrim edhe një psikolog me vete”, ka thënë menaxheri Bushi. Axhenda kuqezi Data 22 maj do të jetë fillimi i rrugëtimit të Kombëtares shqiptare në “Euro 2016”. “Ekipi do të grumbullohet në Austri, ku do të qëndrojmë 10 ditë. Do të bëjmë një ndeshje miqësore me Katarin, pastaj do të përballemi me Ukrainën më 3 qershor në Bergamo të Italisë. Pas kësaj miqësoreje, që do të jetë edhe e fundit para Europianit, do të vazhdojmë përgatitjet në PerrosGuirec në Francë, aty ku do të jetë dhe qendra e Kombëtares”, tregon menaxheri i Kombëtares, Alban Bushi. / Panorama Sport






Tags: EuropianKOMBETARESeks
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Hailey Baldwin: Lidhja me Bieber? Shumë e vështirë (FOTO)

Hailey Baldwin: Lidhja me Bieber? Shumë e vështirë (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera