Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo! 18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

A do të rikthehet ‘Big Brother’ këtë sezon televiziv?

25/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
A do të rikthehet ‘Big Brother’ këtë sezon televiziv?

Një promo e publikuar disa muaj më parë në ekranin e ‘Top Channel’ bëri që fansat të mendojnë se shumë shpejt do të niste një nga spektaklet më të ndjekura, ai i ‘Big Brother’, por në formatin VIP. Ndonëse ‘Big Brother’ mungoi përgjatë vitit 2018 dhe 2019, kjo nuk do të thotë se televizioni i njohur nuk do ta shfaqë në të ardhmen. ‘Prive’ ka arritur të mësojë se sipas të gjitha gjasave, ‘Big Brother’ do të jetë në këtë sezon televiziv pas një pauze thuajse tre vjeçare.





‘Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother-in’ dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati. Në studion e re të televizionit, ‘Nova’, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin tetor dhe përfundon në janar. Planet janë që po e njëjta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës janar-shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i ‘Big-ut’ nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës’, ka thënë ky burim brenda televizionit.

Detaje të reja lidhur me programin dhe vazhdimësinë e tij pritet të bëhen të ditura pas muajit shtator, kur çdo ide të jetë kristalizuar dhe definuar nëse ekzistojnë mundësitë e duhura për ta sjellë atë./revistawho.com


Tags: Big Brotheri rimungeseprogramrikthehetSezontelevizivtop channelVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Next Post
41 vjeçe por duket si një 20-vjeçare, Nicole Scherzinger tregon sekretin e formave të saj trupore

41 vjeçe por duket si një 20-vjeçare, Nicole Scherzinger tregon sekretin e formave të saj trupore








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera