Me anë të një videoje në ‘Instagram’, moderatori i njohur, Turjan Hysko, ka lajmëruar se edhe këtë sezon ai do të jetë pjesë e ekranit me emisionin e tij ‘Familja’.
‘Familja’ është program i cili përqëndrohet më shumë në argëtim dhe të qeshura, dhe akoma më tepër tek rubrika ‘Porta e Fatit’.
“Pa shif kush fillokërka”, shkruan ai në videon e fundit të postuar.
Kujtojmë se ky është sezoni i 4-t i programit të cilin ai e moderon shpeshherë dhe përkrah bashkëshortes së tij, Orinda Huta. Të dy bashkë kanë gjetur çelësin e suksesit, pasi ky emision u mbërthen të gjithë para ekranit të dielave mbrëma./revistawho.com