Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Krizë në martesë? Gruaja e Erik Lloshit thotë të vërtetën: Nuk folëm 2 javë kur ai… 21/02/2026
”Iku gjysma time”, Ema Andrea flet për herë të parë pas humbjes së vëllait! 21/02/2026
Pas Super Bowl, ish-partnerja e Bad Bunny rikthehet në krahët e tij! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“A duhet të përdor tanga?”… Përgjigja e mjekut nuk duhet humbur

09/03/2017
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“A duhet të përdor tanga?”… Përgjigja e mjekut nuk duhet humbur

Cili është dëmi që shkaktojnë tangat te vajzat dhe gratë që i përdorin? Ndërsa ende nuk ka ndonjë provë shkencore, përgjigja e këtij doktori është vërtet për të mos u humbur.





Doktor

Unë jam një vajzë që vesh tanga dhe ato më japin një kënaqësi që nuk e marr prej asgjëje tjetër. Kam dëgjuar nga disa njerëz, se tangat shkaktojnë disa infeksione. A duhet ta ndaloj përdorimin e tyre? Faleminderit.


Përgjigje: Shumë njerëzve, ashtu si edhe ty, u pëlqejnë tangat. Ato janë më seksi dhe më eksituese. Shumë gra dhe vajza që i përdorin, vlerësojnë lirinë e çmuar që ato u japin, kur i krahasojnë me të mbathurat e zakonshme që u duken anët e kthyera mbi fustan… Tangat, me sa duket, kanë marrë përhapje të gjerë edhe në vendin tonë. Ato kudo në botë janë një treg i madh. Mjafton të themi se afërsisht 575 milionë dollarë është vlera e tangave që tregtohen çdo vit në Amerikë (130 milion palë tanga çdo vit.). Ndonëse përdorimi i tyre është kaq shumë i përhapur, dëmi që shkaktojnë te vajzat dhe gratë që i përdorin, nuk është i provuar. Kjo ndodh, sepse deri tani, nuk ka asnjë studim shkencor që ta lidhë veshjen e tangave me infeksionet e traktit urinar, ose infeksionet nga myku. Ndërkaq, shumë gjinekologë raportojnë në mënyrë anekdotike e jo shkencore, se është në rritje numri i vajzave dhe grave që vuajnë nga infeksionet vaginale dhe infeksionet urinare të përsëritura, midis atyre që veshin tanga. Ky është një shqetësim i doktorëve dhe ata janë përpjekur ta shpjegojnë pse ndodh kjo. Doktorët mendojnë, se tangat rrezikojnë për infeksione. Nga mënyra se si janë ndërtuar, ato shërbejnë për të përçuar infeksionet nga anusi, përpara në vaginë. Ato janë një rrip cope, që ngjitet fort në anus dhe në vaginë. Materiet fekale dhe mikrobet kur tanga lëviz, kalojnë lehtësisht në vaginë ose në traktin urinar. Një mjek gjinekolog i ka krahasuar tangat me një vagon metroje, që transporton bakteriet nga rektumi për në vaginë. Infeksionet urinare dhe disa tipa vaginitesh (jo infeksionet mykotike) siç dihet, shkaktohen nga bakteret që gjenden në materiet fekale. Janë pikërisht këto mikrobe që përçohen nga tangat dhe shkaktojnë disa infeksione. Por tangat kanë edhe një veprim tjetër të dëmshëm. Ato duke irrituar indet vaginale prej fërkimit, i bëjnë këto inde më të prekshme nga infeksionet që shkojnë prej anusit në vaginë dhe në traktin urinar. Pra, tangat veprojnë negativisht me dy rrugë: Duke irrituar indet dhe duke çuar infeksionin në këto inde të irrituara. Siç dihet, funksioni i të mbathurave është që të krijojnë një barrierë të butë midis irritantëve të mundshëm, siç janë teshat dhe vaginës. Tangat jo vetëm që nuk e kryejnë këtë rol mbrojtës, por në të kundërtën ato irritojnë, krijojnë gërvishtje dhe çarje të vogla në lëkurë dhe mukozat gjenitale dhe i bëjnë këto inde delikate më të prekshme nga infeksionet. Gratë që kanë sistem imun të kompromentuar, ose që kanë tendencën për t’u infektuar me këto tipa infeksionesh, nuk duhet të veshin tanga. Tangat përbëjnë një rrezik për këto gra e vajza. A e keni konstatuar ju, se që nga koha që vishni tanga, jeni infektuar më shpesh me infeksione urinare dhe vaginale? Po qe se përgjigjeni “PO” në këtë pyetje, atëherë, tangat nuk janë për ju, ndonëse ato të pëlqejnë dhe janë më seksi se të mbathurat e zakonshme. Ju mund t’i vishni tangat vetëm në ndonjë rast special, por kurrësesi vazhdimisht! Jam i bindur se kur të ndaloni përdorimin e tangave edhe infeksionet urogjenitale do të pakësohen.

Për infeksionet urinare që kanë dhimbje dhe përsëriten shpesh, si dhe për infeksionet vaginale nga myku, ju duhet të konsultoheni, patjetër, me një gjinekolog. Vetëm ai, është i aftë t’ju ndihmojë për t’i luftuar ato dhe për të prevenuar infeksionet në të ardhmen. Në qoftë se je një vajzë, që nuk konstaton ndonjë ndryshim të veçantë në shëndetin tënd gjinekologjik kur vesh tanga, atëherë konsideroje veten të lumtur që nuk hyn në grupin e atyre që kanë efekte negative nga këto të mbathura të holla. Gëzojeni jetën pa mbathjet e mëdha dhe me anë të kthyera./Panorama

Tags: Tanga
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post

Ledri indiferent ndaj suksesit të Dafinës, shikoni çfarë bën mamaja e tij (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera