Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhëtuar?

19/09/2016
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhëtuar?

E keni dreqosur dhe tani jeni në dilemë: A është më mirë të heshtni apo t’ia rrëfeni të gjithë ngjarjen?





Për këtë nuk ka ndonjë rregull universal, thotë Michele Weiner-Davis, terapiste e martesave, transmeton Telegrafi. Për disa çifte, e vërteta mund t’ju ndihmojë të shërohen në një mënyrë të hapur dhe të sinqertë. Në raste të tjera, e vërteta shpinë në ndarje të dhimbshme. Më poshtë, këshilltaret e martesave shpjegojnë se çfarë vendime duhet të ndërmerrni dhe si t’i minimizoni dëmet që do t’ju shkaktohen juve dhe partnerit.

Kur duhet të rrëfeni se keni tradhëtuar?


Nëse keni tradhëtuar krejt papritmas, pa e menduar fare, atëherë kjo është gjë tjetër. Por, nëse keni pasur një aferë të gjatë, e veçanërisht një ku keni filluar të keni ndjenja për personin tjetër – atëherë kjo duhet të diskutohet me partnerin, thotë Weiner-Davis. Bëjani vetes këto tri pyetje, sugjeron Tammy Nelson, terapist i seksit dhe lidhjeve, si dhe autor i The New Monogamy: Redefining Your Relationship After Infidelity.

A mendoni tërë kohën për personin me të cilin e keni tradhtuar dhe i tregoni çdo gjë që ka ndodhur qysh herën e kaluar kur e keni parë? A e telefoni në fshehtësi? A fantazoni duke e lënë partnerin aktual për atë me të cilin/cilën e keni tradhtuar?

Nëse i përgjigjeni me “po” këtyre tri pyetjeve, atëherë me siguri që jeni në një aferë emocionale.

Është shumë e rëndësishme t’i tregoni për çdo gjë nëse jeni të interesuar për dikë tjetër.

Afera mund të jetë shenjë se disa elemente – si intimiteti seksual apo llojet tjera të afërsisë – ju mungojnë në lidhjen e tanishme, dhe duhet t’i adresoni ato nëse dëshironi që lidhja juaj të mbijetojë.

Duhet ta tregoni të vërtetën edhe nëse partneri fillon të dyshojë se po ndodhë diçka.

Lajmi i mirë është se nëse e tregoni të vërtetën, lidhja juaj mund të përfitojë: Individët e martuar të cilët pranojnë se kanë qenë të pabesë ndaj njëri-tjetrit, kanë shumë më pak rrezik të divorcohen sesa ata që e kanë mbajtur tradhtinë të fshehët, tregon studimi nga UCLA dhe Universiteti i Washingtonit.

Kur nuk duhet t’i tregoni se keni tradhëtuar?

Ka disa raste kur është më mirë ta mbani tradhtinë për vete, thotë Weiner-Davis.

A ka qenë tradhtia një incident i izoluar? A keni përdorur prezervativë gjatë seksit? A ndjeheni të penduar? A do të kishit qenë në gjendje ta kontrollonit veten nëse do të vinte prapë e njëjta mundësi?

Nëse i përgjigjeni me “po” këtyre pyetjeve, atëherë më mirë është që ta mbani tradhtinë për vete dhe pantallonat të shtrënguar.

Si t’i tregoni partnerit se e keni tradhëtuar?

Nëse keni vendosur ta tregoni të vërtetën, atëherë këtë duhet ta bëni në mënyrën më pak të dëmshme.

Rregulli i parë: Fokusohuni në gabimet tuaja, jo në të partnerit.

“Në fazat e para kur i tregoni rreth tradhtisë, çdo gjë që e thoni e që tingëllon si arsyetim për atë që e keni bërë, vetëm sa do ta bëjë atë të zemërohet”, thotë Jim Walkup, terapiist.

Shmangeni çdo akuzim si “asnjëherë nuk gjen kohë për mua” apo “ne shumë rrallë bëjmë seks”.

Më mirë është t’i thoni se keni vendosur t’i tregoni rreth tradhtisë për shkak se dëshiron që ta rindërtoni besimin dhe se e kuptoni gabimin që e keni bërë.

Bëjeni bisedën në shtëpi, kur nuk jeni nën efektin e alkoolit. /Telegrafi

 

Tags: Tradhetiatregoni
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
PARASHIKIMET E TMERRSHME/ Tre katastrofat që do t’i ndodhin Botës

PARASHIKIMET E TMERRSHME/ Tre katastrofat që do t’i ndodhin Botës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera