Marrëdhënia me kafshët shtëpiake ka një ndikim mjaft pozitiv në strukturën tonë fizike dhe psikike. Prania e një kafshe ka vlerë jetike, por secila specie ka efektin e saj në psikologjinë tonë. Për këtë arsye shumë nga ne kanë zgjedhur të mbajnë një mace në shtëpi. Më poshtë po ju tregojmë disa kuriozitete duke krahasuar aftësitë e maces me të njeriut por jo vetëm.
-Macet kanë rreth 20 muskuj në zonën e veshit dhe mund t’i rrotullojnë ato deri në 180 gradë.
-Macja ka 244 kocka, ndërsa njeriu 198
-Hidhet në lartësinë 2 m e 50 cm , që do të thotë 5 herë më shumë se gjatësia e saj
-Shpejtësia mesatare 40 Km/h, njeriu 36,51 Km/h
-Fusha e të parit të maces është 287° e njeriut 210°
-Të parit e maces në errësirë është të paktën 6 herë më i lartë se të parit e njeriut në errësirë.
-Macet kanë rreth 20 muskuj në zonën e veshit dhe mund t’i rrotullojnë ato deri në 180 gradë.
-Macja është e pajisur me qeliza që përcjellin aromat pranë buzëve, duke u fërkuar transmeton aromën e saj dhe njëkohësisht merr aromën e njeriut.
-‘Përr përret’ ose gërhitjet e maces konsiderohen si tinguj që prodhohen nga sistemi qarkullues i gjakut dhe i shërbejnë maces në shumë raste: përgjithësisht tregojnë se macja është e gëzuar dhe ndjehet mirë, por në raste stresi mund të përcjellin nevojën për ndihmë.
-E vetmja kafshë shtëpiake që nuk përmendet në Bibël është macja