Kejsi Borri, motra e Mateos, ishte e ftuar në emisionin She’s on Air, ku komentoi eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania dhe raportin me Brikenën.
“Babai im nuk e ka përmendur ende fjalën ‘nuse’, por i pëlqen Brikena si paraqitje. Nuk është se e njeh personalisht, e njeh vetëm nga televizioni, njësoj si gjithë të tjerët.”
Ajo foli edhe për mënyrën si është rritur në familje dhe për qëndrimin ndaj veshjes:
“Babi me mua nuk ka qenë shumë i rreptë për veshjen, ndërsa Mateo po. Ai e ka pjesë të karakterit. Ka pasur raste që më thoshte ta rregulloja një fustan para se të dilja, por gjithmonë ma thoshte me lezet, jo në mënyrë të keqe.”
Në fund, Kejsi la të kuptohet se ndjenjat e Mateos janë të dukshme, por gjithçka mbetet ende në një fazë njohjeje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.







