Ajo është një nga moderatoret më të njohura dhe të ndjekura në rrjetet sociale.
Por kur vjen puna për dashurinë ajo është shumë e rezervuar. Ja çfarë thotë ajo në një intervistë për Bluetooth, kur e pyesin nëse është e dashuruar.
-Pyetja nëse jam e dashuruar, më kujton programin “Kupid”. Me qindra njerëz i kam pyetur nëse ishin të dashuruar dhe nëse besonin tek dashuria. Këtu dua të ndaloj dhe të bëj një arsyetim, që në fund pas shumë emisionesh të këtij programi fillova të mendoj me veten.Pasi njoha njerëz që besonin në dashurinë dhe pasionin e vërtetë. Njoha njerëz që jetonin me të kaluarën e tyre, me atë që kishte qenë dashuria e madhe e humbur dhe realiteti nuk u jepte shpresë për të vlerësuar vetveten sërish.Njoha njerëz që jetonin për shumë motive, me urrejtjen, me inatin e një raporti të mëparshëm, për para, për t’u dukur dhe shumë arsye të tjera, ndoshta tundime që të gjithëve na serviren. Por, shumë rrallë kam takuar njerëz të lumtur.Pavarësisht çfarë shfaqnin para kamerave, “lexohej” mungesa e dashurisë, që besoj është një nevojë e domosdoshme për të gjithë. Në fund të fundit jemi njerëz. E nisa për një arsyetim të vogël, por u zgjata. Po e mbyll duke thënë se e rëndësishme është të jesh e/i lumtur. Dhe unë jam shumë e lumtur!








