Pritjes për këngën më të re të ‘The weeknd’ duket se i ka ardhur fundi, pasi këngëtari ka publikuar një pjesë të tekstit të këngës, me titull ‘Lost on fire’.
“Unë dua të kem një fëmijë me vajzën e duhur, sepse kurrë nuk do isha në gjendje ta fshihja atë”, është një pjesë e tekstit i cili ka ngacmuar fansat dhe i ka bërë të mendojnë se ky është një ‘diss’ për Drake.
Drake dhe ‘The Weeknd’ kanë një marrëdhënie të ashpër me njëri-tjetrin, edhe pse kur performuan bashkë në 2017 u duk se çdo gjë u rregullua. Është e paqartë nëse diçka ka ndodhur që prej atij momenti, por mund të themi se ata kanë një inat ndaj njëri-tjetrit, të cilin nuk kanë arritur ta shuajnë akoma./revistawho.com