• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

A është kjo video një tregues se Harry dhe Meghan e kishin menduar prej kohësh largimin nga pallati mbretëror?

Largimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle nga pallati mbretëror është komentuar gjerësisht në rrjet. Pavarësisht spekulimeve të ndryshme rreth arsyes së këtij vendimi, duket se dyshja e Sussex e ka menduar këtë hap prej kohësh.

Një video e cila është bërë virale në ‘Twitter’ ka marrë vëmendjen e gjithë ndjekësve të pallatit mbretëror. Në të shihet Harry duke diskutuar me drejtorin e ‘Disney’, në një bisedë të ngrohtë gjatë të cilës i pohon se Meghan Markle mund të lexojë zëra mjaft mirë.

Kjo video ka sjellë një sërë komentesh të tjera, ndër të cilat thuhej se duka dhe dukesha e kanë marrë prej kohësh këtë vendim për t’u shkëputur dhe për ta përballuar jetesën e tyre falë punëve individuale.

Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta, por me siguri ky detaj do të zbulohet në javët në vazhdim./revistawho,com