Aktorja turke Ceren Yilmaz është bërë shumë e njohur në Turqi me rolin e saj në serialin “Zumruduanka”. Në këtë serial ajo luan krah aktorit Alp Navruz të cilin e kemi parë në rolin e Sinanit në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” dhe në rolin e Xhenkut në serialin “Mos ma lësho dorën”. Aktorja Ceren Yilmaz së fundmi ka vendosur tu përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram dhe një prej tyre e ka pyetur nëse i pëlqen shqiptarët. Mirëpo përgjigja e saj i ka habitur fansat të cilët mendojnë se aktorja nuk e ka kuptuar aspak pyetjen. “Nuk i njoh shqiptarët, por kremrat e tyre janë shumë të mirë, i zhdukin aknet menjëherë”-u përgjigj aktorja./revistawho.com