Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

A janë meshkujt më inteligjentë se femrat?! Studimi që shkaktoi polemika

06/09/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
A janë meshkujt më inteligjentë se femrat?! Studimi që shkaktoi polemika

Një studim i ri, që ka shkaktuar jo pak reagime, pretendon se meshkujt janë më inteligjentë se femrat. Shkencëtarët konkluduan se koeficienti mesatar i inteligjencës, (IQ) është 4 pikë mbi atë të femrave, sepse truri i tyre është zakonisht më i madh. Por përdorimi i IQ, që bazohet kryesisht në logjikë simbolike, është një mënyrë përllogaritje e inteligjencës që lë vend për të diskutuar, pasi është e vështirë për t’u aplikuar në jetën e përditshme. Neurologu britanik Dr Adrian Owen e ka quajtur më herët IQ si “pa rëndësi”. Siç shkruan “The Independent“, studimi i fundit, i realizuar nga Universiteti i Erasmus në Rotterdam ka rindezur debatin për mënyrën sesi duhet matur inteligjenca. Historia dikur ia ndalonte femrave të drejtën për të votuar dhe për të patur prona, shpesh me arsyetimin se truri i tyre ishte zikisht më i vogël, duke çuar në përfundimin e gabuar se ato janë më pak inteligjente. Por autorja dhe gazetarja për shkencën Angela Saini thotë se ky nuk është rasti dhe se studimi i fundit është pjesë e një tentative të shtrirë në kohë nga neurologët meshkuj, për të nënvlerësuar femrat.
Saini, e cila ka shkruar një libër mbi mënyrën sesi shkenca e nënvlerëson inteligjencën e femrave, duke folur për “The Sunday Times” tha: “Është shkencërisht e mirë përcaktuar se nuk ka diferencë për mesataren e përgjithshme mes femrave dhe meshkujve”. Sa i përket madhësisë së trurit, autorja e shpjegon duke thënë se femrat e kanë pak më të vogël për faktin se janë më të vogla fizikisht. Për këtë arsye, sipas Saini, ky studim nuk qëndron. Ekspertët përdorën skanerat e detajuar të njerëzve nga mosha 22 deri në 37 – vjeç për të matur volumin e trurit të tyre dhe zonat e korteksit cerebral, që lidhen më mendimet dhe veprimet e ndërgjegjshme. Ata matën gjithashtu edhe IQ -në e tyre. Në përfundim, ekspertët dalluan se meshkujt, kishin mesatarisht tru me volum 1.2 litra, krahasuar me 1 litër të femrave dhe se personat me tru më të madh kishin rezultatet pak më të mira në IQ. Megjithatë, në të shkuarën, studime të tjera kanë treguar se (EQ), inteligjenca emocionale është tregues më efektiv i suksesit në punë dhe më gjerë në jetë. Në këtë, femrat kanë zakonisht rezultate më të larta se meshkujt./tvklan.al






Tags: femra meshkuj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Kate Middleton në gjendje jo të mirë shëndetësore, kjo është sëmundja e rrezikshme dhe e rrallë që e ka prekur dukeshën gjatë 3 shtatzënive

Kate Middleton në gjendje jo të mirë shëndetësore, kjo është sëmundja e rrezikshme dhe e rrallë që e ka prekur dukeshën gjatë 3 shtatzënive








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera