Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

A janë shqiptarët qejflinj? Ja shumat që shpenzojnë në vit për argëtim

05/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
A janë shqiptarët qejflinj? Ja shumat që shpenzojnë në vit për argëtim

Shpenzimet e shqiptarëve në një vit kalendarik për argëtim, çlodhje dhe për veprimtari artistike, brenda vendit arrijnë mbi 16,7 miliardë lekë (122 milionë euro), apo rreth 1.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në strukturën e prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2015. Po të marrin në konsideratë edhe harxhimet që shqiptarët bëjnë jashtë vendit për argëtim dhe çlodhje këto shpenzime janë shumë më të larta.





Siç shihet nga të dhënat shqiptarët i kushtojnë vëmendje argëtimit teksa konstatohet se shumat që shpenzojnë për çlodhje janë vetëm 2.5 herë më të ulta se ato për kujdesin shëndetësor dhe 3.8 herë më të ulta se shpenzimet për arsim që konsiderohet edhe baza e investimit të qëndrueshëm dhe me perspektive për një familje.

Mirëpo te krahasuara me 2014 këto shpenzime pësuan ulje me 1.5 % me 2015. Shpenzimet për çështje të argëtimit kanë një lidhje të drejtë me krizën ekonomike. Po të shohim ecurinë e tyre ndër vite vihet re se ato kanë ndjekur ciklin e ekonomisë.


Pjesën më të madhe të tortës së shpenzimeve për argëtim duket se i marrin baret dhe restorantet dhe më pak aktivitetet sportive dhe veprimtaritë e artit.

Nga ana tjetër fondet publike dedikuar argëtimit janë rritur vitet e fundit. Në gjashtëmujorin e parë të vitit shpenzimet qeveritare për argëtim ishin 33 për qind më të larta se në të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Teksa shihet se shpenzime të tjera publike për shërbime jetike të tilla si strehimi kanë rënë.

Shpenzimet publike për arsimin pothuajse vijojnë në të njëjtat kuota të një viti më parë dhe ato për shëndetësinë janë rritur me 6.7%. Gjithashtu shpenzimet për mbrojtën sociale janë në vend numëro.

Teksa filozofia e qeverisë për shtrëngimin fiskal po aplikohet për sektorët sektorët jetikë të vendit, shpenzimet për funksionet e argëtimit dhe kulturës edhe pse simbolike kanë pësuar rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit.

Monitor

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Next Post
Horoskopi kinez 2017- Viti i Gjelit

Horoskopi kinez 2017- Viti i Gjelit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera