Një nga gjërat e preferuara të Alketës mbetet shijimi i muzikës së mirë, të cilën shpesh e vendos në makinë apo kudo tjetër ku ndodhet. E marrë shkas nga kjo duke shijuar këngët më të dashura në një ditë me shi, Alketa ka treguar se ka menduar t’i kthehet kutisë magjike ku nisi gjithçka, në radio, asokohe në ‘Top Albania Radio’.
“Së shpejti i kam premtuar Norës që do të jem në një program radiofonik tek radio Klan, si dikur! Po pres me padurim t’i kthehem radios në fakt, kutisë magjike ku nisi gjithcka e t’ju bëj shoqëri të mirë”, ka shkruar ajo në videon e fundit.
Ne nuk kem ç’të shtojmë përveç një pyetjeje, a jeni gati për energjinë shpërthyese të Alketës?/revistawho.com









