Pavarësisht se pub-et e çdo evenimet tjetër ku veprimataria e këngëtarëve vazhdonte, nuk janë hapur ende, kjo nuk e ka penguar një këngëtare si Kida të vazhdojë më prodhimet muzikore.
Me fotot e fundit në llogarinë e saj, Kida ka zbuluar se ditën e nesërme do të sjellë një këngë të re të titulluar “Drunk”.
“A jeni gati? Të hënën, 14.12, drunk”, ka shkruar ajo krah postimit. Ndjekësit e Kidës nuk mund të gëzoheshin më shumë se kaq, pas kësaj dhurate që këngëtarja ka menduar për ta këtë fundvit.
Vetëm pak ditë më parë ajo zbuloi dhe një nga pamjet në videoklipin e radhës, ku u shfaq me ngjyrën e verdhë të flokëve, trend i huazur nga Kylie Jenner dhe Nicki Minaj./revistawho.com
View this post on Instagram







