Festivali i Sanremos do të prezantohet për herë të katërt nga prezantuesi i njohur Amadeus. Nga data 7 deri më 11 shkurt do të shohim në skenë performanca dhe personazhe të jashtëzakonshëm. Por ka një surprizë që lidhet pikërisht me Shqipërinë? Si? Ua themi tani. Në një intervistë me Evi Reçin në “CLUB FM” Amadeus ka zbuluar detaje nga festivali, por jo vetëm kaq.
Ai tha se shfaqja në të gjitha netët do të ketë surpriza, teksa shtoi se nuk do të mungojnë të ftuarit specialë.
Amadeus nuk la pa përmendur edhe faktin që ka qenë në Shqipëri para 50 vjetësh dhe se do të donte të rikthehej për ta parë vendin ndryshe pas kaq shumë vitesh.
Evi sigurisht e pyeti edhe për elementin shqiptar në festival, një traditë që sipas Amadeus do të rikthehet.
Pooor, prit pak!
“Kur do na ftosh dhe ne”, e pyeti Evi.
“Me shumë kënaqësi, jo më kot thashë se do të rikthehet elementi shqiptar”, i është përgjigjur ai.
Mos ka ardhur momenti që Evi të jetë në skenën e Sanremos?
Nuk duket e largët kjo ditë.