Të gjithë e njohim atë ndjesinë… Dërgon mesazh, e sheh personi, dhe… “seen”! Po çfarë të bëjmë më pas? WhatsApp duket se ka vendosur të na japë një dorë…
Sipas TechCrunch, WhatsApp do të vendosë kufizime se sa mesazhe mund të dërgojnë përdoruesit dhe bizneset te njerëzit që nuk iu përgjigjen.
Për shembull, nëse takoni dikë dhe i dërgoni 3 mesazhe pa marrë përgjigje, WhatsApp do ta llogarisë këtë për limitin mujor. Po sa është ky limit? Ende nuk dihet, pasi po testohet në vende të ndryshme. Por nuk duhet të shqetësoheni për mesazhet e zakonshme me miqtë – kufizimet janë për ata që abuzojnë.
WhatsApp gjithashtu do t’ju paralajmërojë kur jeni afër limitit, me një pop-up miqësor që tregon sa mesazhe keni lënë për të dërguar. Kështu nuk rrezikoni të bllokoheni.
Pra, nëse jeni nga ata që shpesh mbushni inbox-in e dikujt me memes, ofertat e biznesit apo mesazhe pa fund… mund të vijë dita kur WhatsApp do t’ju frenojë pak, gjithmonë nëse miku juaj ju a lë vazhdimisht “seen”.
Pra, a ju shpif kur ju a lënë “seen”? WhatsApp po mendon për një zgjidhje për këtë frustrim klasik!








