Prej ditësh, llogaria e reperit të njohur, Fero, ka qenë në duar të ‘hacker-ave’. Ata kanë publikuar vazhdimisht ofendime ndaj reperit dhe e kanë kërcënuar atë. Mirëpo, duket se makthi ka marr fund.
Fotot e përshkrimet ofenduese janë fshirë, e duket se tashmë artisti ka sërish në dorë llogarinë e tij. Tani mbetet të presim vetëm reagimin e reperit, për të parë se çfarë ka ai për të thënë për këtë ngjarje të shëmtuar.