Me një video në llogarinë e tij, aktori i humorit, Rezart Veleshnja na ka zbuluar se pjesë e puntatës së rradhës në ‘Portokalli’ do të jetë edhe aktori Romir Zalla, ose i njohur nga publiku si “Llambi”.
Dyshja e artistëve janë shfaqur në skenën e ‘Portokalli’ së bashku, duke mos zbuluar nëse ky rikthim do të jetë vetëm për këtë javë apo përgjatë gjithë sezonit.
Megjithatë rikthimi i Zallës nuk është më një çudi pasi edhe aktorë të tjerë që kanë qenë pjesë e skenës së ‘Portokalli’ janë rikthyer pas disa vitesh shkëputje, mes tyre dhe Erand Sojli.
Jemi kureshtarë të dimë, mes aktorëve që nuk janë pjesë më e programit të humorit, si Bes Kallaku, Ermal Mamaqi, Ervina Kotolloshi, Olsi Bylyku, Gent Hazizi, Erion Isai e shumë të tjerë, cilin do donit të kthehej me patjetër në “Portokalli”?/revistawho.com








