Në rrjet prej ditësh po qarkullojnë histori të stisura për një “sherr të madh” mes moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, ku disa portale kanë shkuar aq larg sa të flasin për “përplasje fizike”. Sa më shumë qarkullonin zërat, aq më shumë publiku kërkonte një sqarim të drejtpërdrejtë.
Pikërisht këtë bëri sot Blendi Salaj, i cili vendosi të thotë hapur çfarë ndodhi dhe sidomos çfarë nuk ka ndodhur. Gjatë bisedës së mëngjesit në “Wake Up”, ku ishte së bashku me Egli Takon, gazetari reagoi ashpër ndaj valës së lajmeve të pavërteta.
Ai u shpreh qartë se mes dy vajzave “kurrë nuk ka patur prekje me dorë” dhe se “kurrë nuk janë rrahur”, duke e cilësuar gjithë situatën si një zinxhir shpifjesh të ndërtuar për klikime.
Salaj theksoi:
“Nuk dua të ndërroj temën e bisedës, por ndodhi edhe vajzat që ishin këtu. Se dua ta përsëris këtë gjënë, që kanë shkruar sikur janë rrahur, sikur janë prekur. Nuk ka ndodhur asnjëherë, asnjëherë. Të gjithë debatojmë, të gjithë mund të mos shkojmë mirë. Por shpifjet janë shpifje. Unë i qëndroj asaj që kam thënë në fillim të javës: kurrë nuk janë prekur me dorë, kurrë nuk janë rrahur. Janë të gjitha shpifje, ekzagjerime, fantazi që njerëzit duan të shkruajnë se ashtu u shet më mirë. Është njollë që ia hedh dikujt që nuk e ka bërë. Nëse do e kishte bërë, ok, por pa prova, pa asgjë. Është për klikime”, tha ai.








