Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj nê Instagram, Roza Lati ka marrë pyetje të shumta rreth marrëdhënies së saj me Xhonatan Islamin, ish banorin e BBVA.
Ndryshe nga herë të tjera, Roza nuk hezitoi të përgjigjet madje dhe të ndajë një foto të papublikuar më parë në rrjetet sociale.
“Na trego një foto me të dashurin, të lutem“- i shkroi një ndjekës, ndërsa Roza iu përgjigj: “Vetëm për ju zemrat e mia“.

Ndërkohë një tjetër ndjekës e pyeti Rozën për marrdhënien me Xhonatanin dhe nëse çifti kanë plan të jetojnë bashkë. “Po bashkëjetojmë!” ka qenë përgjiga e Rozës duke lënë të kuptohet se marrdhënia e saj me Xhonatanin po shkon më së miri.








