Për Omerin çështja e divorcit, e cila nuk ka përfunduar prej shumë vitesh, më në fund merr fund. Personi i parë që do të ndajë këtë lajm të lumtur sigurisht që do të jetë Këvëllxhëm. Nilaj, e cila niset të provojë lidhjen e Nursemës dhe Umutit, më në fund do të arrijë ambicien e saj. Abdullah, Pembe dhe Këvëllxhëm, të cilët takohen për të folur për fatin e fëmijëve të tyre, do ta mbyllin natën me një surprizë shumë më të madhe. Omer deklaron para të gjithëve se e dashuron Këvëllxhëmin. Ata largohen nga shtëpia dorë për dore pasi japin lajmin. Të gjithë janë në habi të madhe. I vetmi person që i kupton do të jetë Alev. Nga ana tjetër, Sonmez do të heqë zemërimin e saj mbi Fatmën dhe do ta akuzojë atë se ka inkurajuar Këvëllxhëm për këtë bashkim. Megjithatë reagimin më të madh do ta japë Doa, e cila do ta kritikojë nënën me fjalë të ashpra. Doa kthehet në shtëpi dhe pritet me shumë entuziazëm, veçanërisht nga Pembe. Fatih do të bëhet shumë i vrazhdë ndaj xhaxhait të tij. Omer dhe Këvëllxhëm marrin mbështetje nga Çimen dhe Metehan në një mënyrë që nuk e prisnin kurrë. Të dy mendojnë për lumturinë e prindërve të tyre. Problemi i Nilaj është stuhia që do sjellë lidhja e Nursema dhe Umut. Pembe, nga ana tjetër, beson se duhet ta zgjidhë këtë çështje pa vonesë dhe e ndan me Abdullahun. Abdullahu do të marrë masa për ta zgjidhur çështjen menjëherë dhe përfundimisht. Ai e marton Nursemën me dikë tjetër dhe i thotë Umutit ta harrojë emrin e saj.