Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë! 12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë! 12/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”! 12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale! 12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother? 12/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Abuzuan që në moshën 12-vjeçare/ “Fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore…”

06/06/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Abuzuan që në moshën 12-vjeçare/ “Fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore…”

Rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në qytetin e Tiranës tronditi opinionin e gjerë publik duke sjellë një reagim të shpejtë nga shoqëria dhe instancat përkatëse. Përpara disa ditësh vetë moderatorja e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se në emision do të trajtohej një rast tjetër përdhunimi shumë vite më parë në qytetin e Shkodrës. Në studion e programit mbrëmjen e sotme kishte ardhur Adriana, vajza 27-vjeçare e cila rrëfeu historinë tronditëse të jetës së saj.





Adriana tregoi se ishte rritur në shtëpinë e jetimores në Shkodër dhe se në moshën 12-vjeçare, roja i jetimores kishte abuzuar seksualisht me të për një kohë të gjatë. Ajo rrëfeu se roja e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij, por Adriana zbuloi se të gjitha vajzat e kësaj jetimore abuzoheshin seksualisht. Sipas rrëfimit të Adrianës, në jetimore nuk ishte vetëm roja që ushtronte dhunë seksuale e fizike, por edhe mësuesit e kujdestarët.

Përgjatë gjithë fëmijërisë së saj, Adriana ishte abuzuar seksualisht derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte detyruar që të largohej e të shkonte në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër. Në këtë konvikt vajzat më të mëdha në moshë se Adriana ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. “Ato fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore të caktuar më rrihnin, më linin të flija nëpër korridore!”, ishte rrëfimi shokues i Adrianës.


Gjatë rrëfimit të Adrianës u zbulua se ajo nuk kishte duruar më gjendjen në të cilën ndodhej dhe kishte shkuar të denonconte në vitin 2015 përdhunimin që i ishte bërë, por fatkeqësisht polici që e kishte pritur kishte abuzuar seksualisht me të. Menjëherë pas këtij episodi stafi i programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte dorëzuar në Prokurori dosjen e Adrianës sëbashku me rrëfimin e saj, për të kërkuar drejtësi për ngjarjen e ndodhur.

Pas denoncimit të bërë nga programi, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, arrestoi ditën e premte shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Adriana kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të bërë të mundur që zëri i saj të dëgjohej, por edhe për të falenderuar psikologen, Enidën për mbështetjen dhe kurajon që i kishte dhënë gjatë gjithë kësaj kohe për të përballuar të gjitha vështirësitë.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i lidhën një pension me një afat të gjatë për të ndihmuar Adrianën të përballojë jetesën.

Tags: abuzimdua te te bej te lumturhistori
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!
Breaking News

Telenovela në seritë e fundit, Wanda Nara mbyll kapitullin me Icardin, merr propozimin për martesë!

12/03/2026
Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!
Breaking News

Jennifer Lopez pas divorcit nga Ben Affleck: Për herë të parë në jetën time ndihem e lirë!

12/03/2026
Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!
Breaking News

Arrestimi i Gjestit trondit publikun, zbardhen dyshimet për disa vepra penale!

12/03/2026
Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?
Breaking News

Egli Tako në një lidhje me ish-banorin e Big Brother?

12/03/2026
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Next Post
Vajza i humbi shikimin që në moshë të vogël, nëna bën përpjekjen e fundit për t’i rikthyer ngjyrat botës së saj

Vajza i humbi shikimin që në moshë të vogël, nëna bën përpjekjen e fundit për t’i rikthyer ngjyrat botës së saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera