Adam Lambert ka reaguar mbi thashethemet që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi për një romancë mes tij dhe Sam Smith. Thashthemet për lidhjen e Lambert dhe këngëtarit britanik, pushtuan mediat rozë pasi dyshja u fotografua gjatë një takimi në New York në muajin mars. Mediat rozë janë pushtuar me lajmin se unë dhe Sam Smith jemi në një lidhje. Të jem i sinqert, ne nuk jemi miq të ngushtë. Ai është një djalë i dashur dhe i ëmbël. Sam kishte dalë me disa nga miqtë e tij si edhe unë. Thjesht u takuam. pimë dhe u argëtuam. Kjo është e vërteta”- shpjegon Adam.