Pasi i dhanë fund marrëdhënies së tyre në prill të vitit 2019, Adele dhe Simone kanë mundur të dakortësojnë lidhur me djalin dhe detyrat e tyre si prind. Përfaqësuesi i këngëtares tha në një deklaratë: “Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar për të rritur djalin e tyre së bashku me dashuri”. Ata paraqitën kushtet e zgjidhjes së divorcit prej 140 milion £ (190 milion dollarë) në gjykatë të premten, më 15 janar, për të ndarë kështu detyrat prindërore të tyre.
Adele filloi të dilte me Simon në vitin 2011 dhe në tetor të 2012-ës ata mirëpritën djalin e tyre Angelo Adkins, tani tetë vjeç. Dyshja u celebrua në vitin 2016, megjithëse Adele e pranoi këtë fakt në ‘Grammy 2017’, ku ajo konfirmoi se ata ishin martuar duke pranuar Simon si burrin e saj.
Që nga ndarja e saj, Adele ka zbuluar humbjen e saj dramatike të peshës gjatë daljeve të rralla publike dhe është përfolur se po njihej me reperin britanik Skepta në vitin 2020./revistawho.com







