Këngëtarja britanike Adele, do të interpretojë në një film. Sipas revistës Metro, do të luajë përkrah aktores Natalie Portman, e cila është edhe fituese e çmimit Oscar. Nuk dihen detaje rreth filmit dhe se cilit zhanër do t’i takojë, por fansat kanë arritur të kuptojnë se regjisori Xavier Dolan e ka angazhuar atë në një rol.








