Këngëtarja e suksesshme botërore, Adele, ka rrëfyer për herë të parë gjendjen e depresioni që kaloi pas lindjes së fëmijës së saj të parë në 2012. Ajo u tërhoq nga muzika për disa vite sepse nuk ndihej mirë. “Pata një periudhë shumë të vështirë depresion post-natal. Ajo që dija unë për këtë sëmundje është kur nuk do të qëndrosh me fëmijën tënd, kur shqetësohesh se mund t’i bësh keq apo merakosesh se nuk po vepron siç duhet me të.
Por unë isha shumë e fiksuar më fëmijën tim. Më dukej vetja e papërshtatshme. Më dukej sikur kisha marrë vendimin më të keq të jetës sime”, ka rrëfyer 28-vjeçarja për revistën Vanity-Fair.








