Adele ndryshoi industrinë e muzikës. Britanikja ka pasur një hit pas tjetrit në karrierën e saj. Askush nuk dyshon se ajo është një nga zërat më të veçantë në histori. Artistja mbërriti në Mynih të shtunën e kaluar, e gatshme për të dhuruar një përvojë të mrekullueshme për të gjithë të pranishmit. Në fund, ajo përfundoi duke u dhuruar atyre një nga momentet më emocionuese në koncertin e saj.
Kur Adele ishte gati të performonte “Someone Like You”, ajo vendosi të ndalonte dhe të hapej për fansat e saj. Ajo ishte gati të shpërthente në lot para se të këndonte këngën, por mbajti një nga fjalimet e saj më emocionuese.
“Kjo këngë më ndryshoi jetën. E shkrova në një moment të jetës sime kur isha në nivelin më të ulët që kam qenë ndonjëherë”, tha ajo.
Britanikja u shpreh se si ndihej atëherë dhe çfarë do të thoshte për të kënga “Someone like you”.
“Nuk doja të isha në shtëpi. Qëndroja zgjuar çdo natë vonë dhe qaja shpesh vetëm. Nuk doja të shihja miq dhe gjëra të tilla isha në depresion”, tregoi Adele.