Siç dihet tashmë Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë. E sigurisht në këto ditë të fundit të shtatzënisë, këngëtarja ka nevojë më shumë se kurrë për ndihmë. Sipas “Kosovarja” Adelinës po i qëndron pranë e motra. Zanfina është zhvendosur disa ditë tek Adelina për ta ndihmuar dhe padyshim që ky është një lehtësim për nënën e re. Këngëtarja së fundmi ka thënë se është e bekuar që i ka dy motra aq të mira dhe të përkushtuara, që po i gjenden shumë pranë edhe në këtë periudhë. Epo kush ka motra botën ka!