E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Nin” Adelina Ismaili foli me tone të ashpra për aktualitetin e showbizit shqiptar. “Është shndërruar në prostitucion dhe shpëlarje parash”, -tha Adelina duke vazhduar se atëherë gjërat ishin ndryshe dhe vetëm me mund e përpjekje ja dilje. Madje këngëtarja mori një krahasim me VIP-at në Zvicër të cilët janë shumë të thjeshtë.