Adelina Ismaili i kaloi disa muaj të shtatëzanisë duke mos e ekspozuar asnjëherë barkun e saj nëpërmjet fotove apo në publik. Por këngëtarja zgjodhi ditën e parë të vitit 2017 për të uruar Vitin e Ri dhe duke shfaqur kështu barkun për herë të parë. Ndryshimet në trupin e saj janë të dukshme dhe duket se Adelina po përjeton momentet më të bukura të jetës së saj.