Këngëtarja Adelina Tahiri dhe Shpat Kasapi janë miq shumë të ngushtë, por fotot e publikuara nga ‘Panorama’ na lënë të kuptojmë diçka më shumë. Edhe pse Adelina ka deklaruar se është “single” duket se diçka interesante është duke ndodhur në jetën personale të saj. Adelina shihet teksa shkëmben përqafime të ngrohta me këngëtarin Shpat Kasapi rrugëve të Tiranës. Pavarësisht se nuk ka ende një konfrimim nëse kemi të bëjmë më një lidhje apo një miqësi, kohë më parë Shpati ka deklaruar se dashuria mes tij dhe Adelinës është si ajo e motrës për vëllain.