Adelina Tahiri ka qenë në fokusin kryesor të mediave rozë ditët e fundit, për shkak të martesës së saj dhe partnerit misterioz. U zbulua se ai është Serjozh Markov, avokat në Maqedoni, duke marrë dhe konfirmimin nga ana e Adelinës. Por dje jemi njohur me një tjetër njeri shumë të afërt për të. Nëna e saj festoi ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi publik i Adelinës. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pa dyshim eleganca dhe bukuria e saj, aq sa mund të themi se ngjan më shumë si motra e Adelinës, sesa si nëna e saj.