E mërkura konsiderohet një ditë e madhe për botën e teknologjisë, apo edhe më shumë për adhuruesit e kompanisë Apple. Apple po mban ceremonin e saj vjetore ku edhe pritet të lançohet me solemnitet i shumëprituri – iPhone 7. Shumë maniakë të teknologjisë, kanë parashikuar se Apple do ta heqë tërësisht vendin 3.5 milimetërsh për vendosjen e dëgjueseve. Pritet që përdoruesit të përdorin lloje të reja pajisjesh, që përfshinë Bluetooth apo iPhone Lightening Port, shkruan BBC.