Të gjithë pyesin pse u largua Adi Krasta nga Top Channel, por gazetari i njohur shqiptar nuk ka preferuar të prononcohet aspak për këtë lëvizje të tij.
Ndërkohë sot tek “Studio e hapur”, programi i gazetares Eni Vasili, Krasta ka thyer heshtjen duke treguar arsyet e këtij largimi.
“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”,- sqaroi Krasta.
Adi Krasta u rikthye sezonin e kaluar në Top-Channel, ku moderoi programin “E diell”./revistawho.com







