Këngëtari Adrian Gaxha duket se ka një ndjeshmëri të madhe ndaj kafshëve dhe shprehet i revoltuar kur ata nuk mbrohen dhe dhunohen.
Së fundmi Gaxha ka publikuar në rrjetet sociale foton e një qeni që dikush e ka goditur me makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos marrë përgjegjësitë për veprimin e tij.
“Ndonjë idiot e ka shkelur këtë zemrën e vogël me makinë dhe ka vazhduar drejtë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe e ka lënë të vdes….Mungon vetëdija tek këta njerëz?”-ka shkruar Adriani bashkangjitur fotos së qenit të dëmtuar.\revistawho.com