Rreth një vit më parë u përfol se Adrian Gaxha ishte në lidhje me një vajzë bukuroshe, por tani pas një viti çdo gjë ka marrë fund. Nga ana e këngëtarit nuk pati asnjë reagim, por ai ka folur për herë të parë duke pranuar çdo gjë për ‘Prive’. Në intervistën e zhvilluar gjatë një sheshxhirimi për këngën që pritet të dalë shumë shpejt, Adriani u tregua shumë i sinqertë. “Po një vit më parë kam qenë i lidhur me një vajzë, po ajo lidhje ka përfunduar… dhe jeta vazhdon”, – ka thënë ai.
Adrina Gaxha është një ndër këngëtarët më të diskutuar në mediat rozë për lidhjet e dashurisë, por mesa duket ai nuk dëshiron ende që në jetën e tij të ketë diçka konkrete. Kështu të presim në vazhdim, ndoshta në jetën e këngëtarit shumë shpejt do të vijë dhe dashuria e vërtetë. /revistawho.com