Spekulimet për një ndarje të mundshme mes Adriana Matoshit dhe partnerit të saj, Keith Oëen Groeneveld,bënë që sytë e ndjekësve e të medias të ktheheshin nga dyshja. Në median e shkruar rozë, u përfol se Adriana dhe Keith i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre, megjithatë asgjë nuk ka qenë kështu.
Burime për ‘Prive’ kanë konfirmuar faktin se dyshja për mommentin po e mban lidhjen në distancë pasi Keith ndodhet me punë në Belgjikë.
Në muajin dhjetor Adriana kaloi një moment delikat dhe tregoi se tumori i ishte rikthyer pas 9 vitesh, megjithatë ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe sot ajo është në gjendje shëndetësore shumë normale.
Lidhja e aktores me Keith ka qenë ndër më të përfolurat në rrjet për shkak të diferencës së moshës prej 19 vitesh mes tyre./revistawho.com








