• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Adrola dhe Xhesika pjesë e Javës së Modës në New York, shikoni si dukeshin modelet shqiptare (FOTOT)

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi prej kohësh janë zhvendosur në SHBA ku po ndërtojnë karrierën e tyre si modele atje. Pikësynimi i tyre ka qënë prej kohësh të jenë pjesë e sfilatës në “New York Fashion Week”, të cilën e kanë arritur. 

Adrola ka sfiluar për stilistin Laquan Smith.

Ndërsa Xhesika është zgjedhur për të sfiluar në eventin e Nolcha Shows.

Dy modelet njoftuan muajin e kaluar se kanë marrë pjesë edhe në audicionet e Victoria’s Secret Fashion Show. Shpresojmë që së shpejti t’i shohim edhe atje.

Ndërkohë edhe Dafina Zeqiri e cila jeton në SHBA gjithashtu ka dhënë mbështetjen e saj duke postuar në Instagram fotot e modeles. “Gigi im” e quan ajo Xhesikën, ndërsa për Adrolën shkruan “Vajza ime i mahniti të gjithë”./revistawho.com