Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Adrola Dushi: Për shkak të sfilatave humba dashurinë e djalit

01/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Adrola Dushi: Për shkak të sfilatave humba dashurinë e djalit

Adrola Dushi është një nga vajzat më të bukura shqiptare. E vlerësuar për tiparet tipike mesdhetare, origjinalitetin e saj dhe bukurinë natyrale, Adrola ka arritur të sigurojë qindra fansa, të cilët e lakmojnë jo vetëm për pamjen fizike, por edhe karakterin e saj të çiltër e të drejtpërdrejtë. Ndonëse nënë, modelja është mjaft aktive në pasarela. Vetëm gjatë javëve të fundit ajo ka sfiluar në New York e në Zvicër, ndërsa rrëfen për “Bluetooth” se ka kontrata me tre agjenci europiane. Por pavarësisht kësaj dhe gjithë vëmendjes që Adrola ka në Shqipëri, ajo tregon se shumë shpejt do të largohet nga vendi, për tu transferuar përgjithmonë në Amerikë. “Këtë verë shpresoj të iki e mos të kthehem më”, rrëfen modelja, ndërsa na tregon edhe detaje të jetës së saj private dhe vështirësive të një mamaje të re.





Adrola, aktualisht je pjesë e “Miss Universe”, si pjesë e stafit. Në çfarë je konkretisht e angazhuar?
Po, jam e impenjuar në “Miss Universe”, jam një nga mentoret e vajzave. Janë 23 konkurrente dhe unë kam vajzat e mia që duhet t’i trajnoj për të ecur, për të pozuar, për tu sjellë, pra t’i mësoj se si duhet të sillet një vajzë modele, një vajzë Miss.

Çfarë mendimi për konkurrentet e “Miss Universe”?
Ka vajza vërtet shumë të bukura. Ende nuk kam arritur në konkluzionin se cila prej tyre ia del, pasi janë vërtet të bukura.


Duke parë konkurrentet e deritanishme, beson se “Miss Universe” i radhës mund të jetë një shqiptare?
Duke u nisur nga eksperienca ime, nuk besoj se do të ndodhi. Kjo jo për shkak të konkurrenteve, por aty shihen më shumë shtetet. Të paktën mund të them aq sa kam parë unë.

Veç kësaj përvoje, së fundi ke marrë pjesë edhe në një event mode në Zvicër. Si u bëre pjesë e tij?
Po, eksperienca e fundit që kisha jashtë ishte “10 vjet sfilatë”, në Zvicër. Unë jam pjesë e një agjencie në Zvicër, pjesë e një agjencie tjetër në Gjermani dhe Austri. “10 vjet sfilatë” është një projekt i agjencisë në të cilën unë bëj pjesë në Zvicër dhe ishim të gjitha modelet e saj. Natyrisht, më ftuan dhe mua dhe shkova.

Modele mjaft aktive dhe mama. Si ia arrin?
Që të jem e sinqertë, që nga fundi i vitit që shkoi i kam munguar shumë Troit, sepse kam pasur shumë projekte, sfilata, “Miss Universe”, “Dancing with the stars”, kam pasur edhe shumë sete fotografike këtu dhe jashtë. Kam qenë pjesë edhe e një sfilate në New York tre javë më parë dhe u ktheva. Troit i kam munguar shumë dhe për këtë ndjehem jashtëzakonisht shumë keq, sepse nuk jam më e preferuara e Troit, tani ai do më shumë babin. Shoh që i mungon paksa dashuria për mua.

Si ia del të qëndrosh në formë?
Të jem e sinqertë, jam njeriu më skandaloz që mund të ekzistojë sa i përket mënyrës se si ushqehem. Trupin e kam gjenetik. E di që bëj shumë gabim dhe do ta vuaj shumë më vonë. Megjithatë, i kam premtuar vetes që do futem në palestër, sepse mosha po ecën (qesh).

Je ndër të paktat vajza të showbiz që nuk i je nënshtruar ndërhyrjeve estetike e kirurgjike. Je kundër?
Nuk është se jam kundër, por të themi të vërtetën vajzat në Shqipëri janë bërë të gjitha njëlloj dhe kanë të njëjtën fytyrë, e kjo gjë nuk më pëlqen fare. Nëse është e nevojshme nuk jam aspak kundër, por i urrej ekzagjerimet, nuk i duroj dot.

Pasarela apo sete fotografike, cilat janë të preferuarat e tua?
Kjo pyetje më duket njëlloj si, “do më shumë fëmijën e madh apo të vogël?”. Në momentin që unë dal në pasarelë ndjehem e vetmja femër që ekziston.

Cili është komplimenti i fundit që ke marrë?
Komplimenti që unë dashuroj dhe e adhuroj është, “Je tmerr”, pra tmerr për mirë. Më pëlqen shumë ky kompliment.

Nga kush e ke marrë?
Nga personi që më ka ndihmuar për karrierën time jashtë Shqipërisë. Ai është një model i famshëm në Gjermani e Zvicër dhe ka marrë pjesë edhe nëpër filma, quhet Kledi Hysa dhe është pjesëtar i familjes sime. Ai më ka thënë se ka shumë femra të bukura, por unë jam tmerr. “Mos e ul kurrë kokën Adrola”, më thotë.

Të kritikojnë ndonjëherë?
Po, marr shumë kritika, kryesisht për karakterin tim. Jam natyrë shumë e hapur dhe këtë kritikë ma bëjnë nga mëngjesi deri në darkë.

Mendon se martesa të ka penguar në karrierë?
Unë mendoj se pasi u bëra nënë u bëra më e famshme. Vetëm 5 muaj pasi fitova Miss-in mbeta shtatzënë dhe u komentova shumë për këtë fakt. U bëra mama ndërkohë që isha ende Miss, erdha në formë shumë shpejt dhe iu riktheva punës, kjo më vuri në vëmendje.

Do të kesh së shpejti një fëmijë të dytë?
Jo! Troi është mashkulli i jetës sime dhe unë do të rritem bashkë me Troin. Ndjehem jashtëzakonisht shumë e vogël për t’i hyrë sërish një pune të tillë. Është një përgjegjësi që unë e kam dhe nuk mund të kem një të dytë për momentin, sepse ende nuk kam vendosur bazat e mia.

Ke ambicie për të testuar fusha të tjera të artit?
Kam, por mendoj se shumë shpejt do të iki nga Shqipëria. Prezantimi më pëlqen shumë, por komunikimi nuk është pika ime më e fortë. Mendja ime është në Amerikë dhe shpresoj shumë që të iki këtë verë e të mos kthehem. /Bluetooth

Tags: Adrola Dushi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Next Post
Zieni lëkurën e bananes, ja përfitimet që do keni

Zieni lëkurën e bananes, ja përfitimet që do keni








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera