Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Adrola Dushi reagon një herë e mirë për jetën e saj private: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit

29/08/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Adrola Dushi reagon një herë e mirë për jetën e saj private: Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit

Prej disa kohësh, modelja e njohur Adrola Dushi ka qenë pjesë e mediave rozë për shkak të jetës së saj private. Pas ndarjes nga bashkëshorti, Adrola është treguar mjaft e rezervuar dhe nuk ka bërë publike diçka nga jeta e saj private. Megjithatë ajo është përfolur për një lidhje romantike me një djalë nga Kosova, për të cilin u tha madje se Adrola do zhvendosej në Kosovë duke hequr dorë nga karriera e saj në SHBA. Edhe ditëlindja e saj pak kohë më parë u bë pjesë e portaleve, të cilat shkruanin se krah modeles ishte edhe partneri i saj. Të gjitha këto kanë bërë që Adrola të reagojë ashpër, duke sqaruar një herë e mirë statusin e saj në një postim në “Instagram”.





“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë:

Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt.


Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”, shkruan modelja. Adrola me sa duket vazhdon të jetë ‘single’, totalisht e fokusuar tek djali i saj Troi dhe jeta e saj profesionale që shtrihet mes Amerikës dhe Shqipërisë. Kujtojmë se vetëm dje emri i saj u lakua si një nga moderatoret që do prezantojë spektaklin e “Miss Universe” këtë vit, së bashku me modelen tjetër Xhesika Berberi dhe moderatorin kosovar, Alaudin Hamiti.

 

Tags: Adrola Dushijeta privatereagim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Next Post
Gynej rrëmben Songylin ditën e dasmës, të hënën në “Lule të vetmuara”

Gynej rrëmben Songylin ditën e dasmës, të hënën në “Lule të vetmuara”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera