Jemi në dhjetor, muajin që shumica e njerëzve udhëtojnë për të festuar Kirshtëlindjet dhe Vitin e Ri. Por këta persona do përballen me çmimet marramendëse të biletave. Nga aeroporti i Tiranës, një biletë për në Paris fillon nga 270 euro, por vetëm nëse kalon kohë të gjata pritje në transit. Një biletë për në Vienë çmimi vajtje –ardhje është 341 euro. Çmimet më marramendëse janë ato për natën e ndërrimit të viteve në Dubai ku biletat shkojnë edhe më shumë se 500 euro.