Bukuroshja, Afërdita Dreshaj ka qenë e ftuara e Labinot Gashit, ku ka folur për shumë të reja nga jeta e saj private dhe profesionale. E pyetur nëse do të bënte një duet me ish të fejuarin e saj Shpat Kasapin, ajo inkurajoi kompozitorët të bënin një këngë për ta. Po ashtu, Afërdita bëri shaka se këtë “punë” mund ta rregullojë vet Labi, i cili është edhe shok i Shpatit. Vetë prezantuesi refuzoi të hyjë në mes. Kur u pyet për spekulimet rreth aferës seksuale me Agon Amigën, Afërdita refuzoi që të flasë.