• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Afërdita Dreshaj, puthje ‘live’ me të dashurin (FOTO)

Historia e tyre e dashurisë është vënë shpesh në pikëpyetje nga mediat, por kurrë nga ata të dy… Ylli i ekranit shqiptar Afërdita Dreshaj dhe hokeisti i famshëm çek Jakub Kindl, vijojnë prej disa vitesh tashmë një marrëdhënie të bukur dashurie. Vetë Afërdita ka rrëfyer në një intervistë të para pak muajve në “revistawho.com” se lidhja e tyre nuk ka kaluar asnjëherë krizë, pavarësisht se për një kohë të gjatë as ajo dhe as ai nuk publikuan foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Por megjithatë së fundmi Afërdita është rikthyer aktive në ‘instagram’, nga ku kemi shkëputur këto dy foto ku ajo dhe Jakub shfaqen më të lumtur së kurrë, teksa shijojnë rrezet e diellit dhe oqeanin në Miami, ku dhe jetojnë prej disa kohësh. / revistawho.com