3 vite më parë, Afërdita Dreshaj mori propozimin që cdo vajzë do kishte ëndërruar nga partneri cek, Jakub Kindl.
“Sot tre vite më parë, ti më propozove për martesë. Të dua më shumë se fjalët mund ta tregojnë. Jam gruaja më me fat në botë! Të dua zemra ime (siç do të thoje ti)”, ka shkruar Afërdita krah fotove të fundit ku ka kujtuar natën magjike mes dritash e shumë lulesh.

Tanimë këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të parë me Jakub. Me një video në llogarinë e tyre ata zbuluan se po presin një djalë, kërkimet për emrin e të cilit kanë filluar tanimë./ revistawho.com








