Ndjekësit nuk janë kursyer me komente kur kanë parë barkun e rrumbullakosur të Afërditës, e cila nuk ka rreshtur së stërvituri edhe gjatë pritjes së ëmbël.
Sakaq Dreshaj ka ndarë disa pamje të tjera të barkut të saj, i cili me kalimin e ditëve rritet edhe më shumë.
“Çkemi zemër, 7 muaj shtatzënë. Duke u rritur çdo ditë më shumë”, ka shkruar këngëtarja krah fotos ku pamja flet vetë e nuk lë më vend për komente. Sido që të jetë, ndjekësit e Afërditës dhe jo vetëm duhet të mirëkuptojnë se çdo grua e përjeton shtatzëninë në formë ndryshe nga njëra-tjetra dhe etiketimet për formën e barkut, peshën e trupit apo çfarëdolloj detaji tjetër do mbeten përherë komente të panevojshme dhe të tepërta./revistawho.com









