Përveç muzikës, duket se Çiljeta Xhilaga, ka vendosur t’i përkushtohet edhe biznesit të saj më të ri. Ajo ka inaguruar një sallon bukurie, të cilin e ka quajtur “Just Çiljeta”. Pamjet i ka zbuluar mikja e saj, këngëtarja Afërdita Dreshaj. Ajo i ka bërë një vizitë Çiljetës në biznesin e saj më të ri, i cili nga pamjet e publikuara duket i dekoruar me mjaft shije. Çiljeta e ka lajmëruar prej kohësh këtë iniciativë të re, që me siguri do të rezultojë e suksesshme. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Çiljeta publikoi klipin e saj më të fundit në bashkëpunim me Essto, të titulluar “A je mirë”.