Vetëm dy ditë më parë Blero hodhi në treg këngën e tij më të fundit që mban titullin “Plaga ime”. Ky projekt është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.
Teksa ai ishte duke u marrë me projektet e tij lidhur me karrierën, partnerja Afrona u largua për të qëndruar disa ditë në Zvicër, në vendin ku është rritur. Kjo largësi duket se e ka mërzitur Bleron, i cili në një foto të postuar para pak minutash ka treguar se i mungon partnerja e tij.
“Më mungon dashuria ime”-, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël ku shfaqet së bashku me Afronën. /revistawho.com